“Mollë sherri” një vajzë, vritet me plumb në kokë i riu shqiptar në Mykonos - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    “Mollë sherri” një vajzë, vritet me plumb në kokë i riu shqiptar në Mykonos

    Insajderi
    20 February 2023 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vritet një shqiptar në Mykonos. Një i ri grek ka vrarë me armë zjarri 34-vjeçarin shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, raportojnë mediat greke.

    Ngjarja ndodhi në orën 6 të mëngjesit në një lokal në zonën e Skylabela.

    Sipas të njëjtave informacione, 33-vjeçari më herët ishte përleshur me 34-vjeçarin shqiptar për një vajzë.

    Pas përleshjes 33-vjeçari ka shkuar në shtëpi, ka marrë një pushkë dhe është kthyer në lokal ku ka qëlluar dhe vrarë me plumb në kokë shqiptarin.

    Pas krimit, vrasësi është vetëdorëzuar në polici.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark