Molliqaj: Deputetët matrapazë do të dënohen me burg kur VV të qeverisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj: Deputetët matrapazë do të dënohen me burg kur VV të qeverisë

    Insajderi
    10 May 2017 - 14:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i Lëvizjes Vetëvendojse, Dardan Molliqaj, ka thënë se deputetët e pushteti po flasin sikur deputetes e opozitës, pasi që sipas tij po e pranojnë se kjo qeveri nuk ka bërë asgjë për të mirën e qytetarëve.

    “Sot deputetët e pushtetit po flasin si me qenë deputetë të opozitës. Pra, edhe vet po e pranojnë që kjo Qeveri nuk ka bërë asgjë për të mirën e qytetarëve, por përkundrazi”, ka thënë Molliqaj.

    Molliqaj ka thënë se deputetët fillimisht do të dënohen me votë e pastaj edhe me burg sic ka thënë ai pasi që Vetëvendosje ta forcoj sistemin e drejtësisë.

    “Pas zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës do të ketë krejt përmbajtje tjetër. Këta deputetë matrapazë fillimisht do të dënohen me votë, e pastaj do të burgosen nga sistemi i drejtësisë të cilin do ta forcojë qeveria e ardhshme e Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark