Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj thotë se më nuk mendon se Albin Kurti nuk korruptohet. Thotë se derisa ai ka qenë në VV, i ka besuar Kurtit, por se kanë kaluar pesë vjet që kur ata u ndanë ngë VV.
“Asnjëherë s’kam thënë (se Albin Kurti nuk korruptohet)”, tha Molliqaj në emisionin Pressing në T7.
“Edhe kur kam thënë ndonjëherë unë kam ndërru. Mua më lejohet me ndërru. Mos harroni se qe pesë vjet ne jemi ndarë”, shpjegoi Molliqaj.
“Unë mos me pas besu në Albinin nuk do të isha në VV. Një gjë duhet bërë e qartë, ka pesë vjet që ne i kemi ndarë rrugët për krejt këto sene. Do janë bo më shumë e do më pak, por nëse i kqyrim çka kemi thënë, prej emisionit të parë sa kam qenë në Vetëvendosje e deri ku jemi sot, jemi brenda asaj çka kemi thënë ne”, tha Molliqaj.