Molliqaj: Kosovës po i ndodh autonomia etnike për serbët – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Molliqaj: Kosovës po i ndodh autonomia etnike për serbët

    Insajderi
    25 March 2023 - 15:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka mbajtur fjalim sot në protestën e organizuar nga kjo parti për të kundërshtuar marrëveshjen e arritur me Serbinë në Ohër.

    Ai tha se kryeministri Kurti si opozitar ka përdorur Zajednicën për të sulmuar pushtetarët e atëhershëm dhe se tash po ia ndërron emrin asaj që ka pranuar.

    “S’ka emër që e zëveëndëson atë që po i ndodh Kosovës. Ajo që po i ndodh Kosovës është e qartë. Është autonomi territoriale etnike për komunitetin serb në Kosovë. Po ashtu, autonomi ose zona të veçanta që kanë karakter eksterritorial përreth kishave dhe manastirëve ortodokse”.

    Molliqaj tha se Kurti tentoi t’ia ndërronte emrin Zajednicës, por se e ka ndërruar mbiemrin e tij.

    “Në rrugëtimin e tij për t’ia ndërruar emrin nga Zajednicë në Vetëmenaxhim, ajo që do të mbetet është ndryshimi nga Kurti në Zajednica dhe është Albin Zajednica”.

    Ai tha se Qeveria Kurti pikërisht pse e ka shumicën po e ka keqpërdor interesin e asaj shumice. Derisa, Molliqaj ka përmendur edhe idenë për ndryshim kufijsh.

    “Refuzimi i marrëveshjes së ripërcaktimin të kufijve, duke e etiketuar Shtëpinë e Bardhë, duke e përjashtuar Luginën e Preshevës dhe në anën tjetër duke e pranuar Zajednicën në vilën e Titos nuk është e rastësishme”.

    Molliqaj tha se Kurti me këtë refuzim të kësaj ideje ka refuzuar bashkimin me Luginën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark