Molliqaj: Kurti u takua fshehurazi me Trendafilovan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Molliqaj: Kurti u takua fshehurazi me Trendafilovan

    Insajderi
    21 September 2022 - 19:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar fshehurazi me kryetaren e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

    Përmes një shkrimi në Facebook, Molliqaj ka thënë se ky takim është zhvilluar për ta normalizuar dhe legjitimuar vizitën e Trendafilovas në Kosovë.

    “Pas mesazhit të qartë që qytetarët ia dhanë Trëndafilovas, që n’Kosovë do ta presim veç me protesta, Kurti po përpiqet ta normalizojë atë. Takimi i fshehur larg publikut është përpjekje e dëshpëruar për legjitimim të kësaj vizite. E ka takuar sepse kjo gjykatë po ia mbanë gjallë narrativen për luftën”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

    Tutje, Molliqaj ka shtuar se pavarësisht protestave të paralajmëruara me rastin e vizitës së saj në Kosovë, kryeministri Kurti i ka garantuar Trendafilovas se Qeveria ia njeh legjitimitetin.

    “Sot qytetarët e shumtë që ishin mobilizuar për protestë, e detyruan Gjykatën që të dorëzohet nga synimi i saj që t’bëjë propagandë. Ndërsa Kurti, përkundër vullnetit qytetar, e paska ngushëlluar atë, duke i garantuar që Qeveria e tij ia njeh legjitimitetin dhe ia pranon vizitat e propagandën”, ka shtuar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark