Ish-anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes që u emërua ambasador i Kosovës në Zagreb vitin e kaluar ishte implikuar në një skandal të madh financiar për të cilin kishte raportuar mediumi slloven Planet Tv.
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj dyshohet se ka transferuar rreth 600 mijë euro kesh nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi për tek politikani slloven, Robert Golob.
Kryetari i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj, i ftuar në “Rubikon”, komentoi aferën në të cilën e përfshi Berishaj, shkruan Insajderi.
Molliqaj tha se qytetarët duan ta dinë se ku kanë shkuar 600 mijë euro, çfarë ka bërë Berishaj me to.
Gjithashtu, Molliqaj tha se Kurti dhe Berishaj ishin shumë të afërt madje i njejti bëne pjese në 10 njerëzit më të besueshëm të Kryeministrit.
“Aj ka bashkëpunu me Albinin shume, sa kam qenë unë s’ka dhëne para per VV. E di qe është shumë, shumë, shumë, i afërt me Albin Kurtin. Bënë pjesë në 10 njerëzit qe iu ka besu më së shumti”, tha Molliqaj.
I pyetur për motivin e mbrojtjes nga Qeveria Kurti kundrejt aferës ku u përfshi Berishaj, ai tha se nuk ka motiv tjetër përpos që janë të përfshirë edhe ata në këtë aferë.
“Gjysmë milioni çka ka bo ai? e kam njoft si profesor te filozofisë ai ish biznesmen, 1 kompani për 1 vit gjysme milioni…Minimalisht u dasht me u suspendu. Nuk është pahiri… Motivi i mbrojtjes është se janë të përfshire bashkë”. vazhdoi Molliqaj./Insajderi.org