Sekretar i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka prezantuar, siç i quan ai, fakte të reja që dëshmojnë pafajësinë e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje që po akuzohen për terrorizëm.
Molliqaj përmes një postimit në llogarinë e tij në Facebook ka prezantuar faqen e parë të raportit të ekspertëve të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, në të cilin thuhet se nuk ka përputhje të mostrave të ADN-së të tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe të aktivistëve të Vetëvendosjes.
“Sipas mendimit dhe konstatimit përfundimtar të ekspertëve të AKF-së, nuk ka përputhje të mostrave të ADN-së të tërhequra nga vendet e ngjarjes nga epiki i forenzikës, me mostrat e ADN-së të marra nga të pandehurit”, thuhet në raportin në fjalë.
Ky ëshët raport i Policisë së Kosovës i dedikuar për Prokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Abdurrahim Islami, të cilin Lëvizja Vetëvendosje disa herë e ka akuzuar se ëshë i kapur nga pushteti.
Molliqaj, ka thënë se ditëve në vijim do t’i prezantojë provat tjera./Insajderi.com
[arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=KeLAuPOHEkM”/]