Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur për mundësit e pjesëmarrjes së këtij subjekti politik në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025.
Molliqaj, ka deklaruar se PSD nuk do të bëjë koalicione politike me asnjë parti, dhe se sukses për PSD-në është nëse do të kalojnë pragun në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke shtuar se akoma nuk është marrë një vendim nga subjekti që drejton nëse përfundimisht do të marrinë pjesë në zgjedhje.
“Kemi me datë 6 tetor mbledhjen e këshillit drejtues ku përfundimisht do të vendosim se çfarë do të bëjmë. Është e qartë se ka rritje të mbështetjes për PSD-në, por poashtu këtu nuk është me rëndësi pjesëmarrja”, ka thënë Molliqaj në Klan Kosova.