Molliqaj për Martin Berishajn: Miqësi me Kurtin, biznes me mafian serbe - Insajderi
×
Aktuale

Molliqaj për Martin Berishajn: Miqësi me Kurtin, biznes me mafian serbe

Insajderi
22 April 2022 - 17:08
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka reaguar kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, pas raportimeve të mediave sllovene të këtij të fundit për ndarjen e 600 mijë eurove kesh nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi për tek politikani slloven, Robert Golob.

Molliqaj, me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Facebook’, e ka akuzuar Berishajn për bashkëpunim me, siç e quan ai, mafian serbe, teksa ka potencuar se ambasadori është mik i hershëm i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

“Pjesë e gardës së parë në frymën e instalimit të VV-së në institucione, anëtar në Këshillin Drejtues të VV-së (nga 2016), ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj i famshëm si mik politik dhe personal me Kryeministrin dhe Kryeparlamentarin, doli të jetë i përfshirë me mafian serbe të energjetikës në formacione për shpërlarje parash”, ka deklaruar ai.

“Pavarësisht epilogut të “rastit Berishaj”, në rrafshin ligjor, janë disa të vërteta që na paraqiten si probleme. Rolin si ambasador në Kroaci si dhe afërsia që Martin Berishaj ka me krerët e shtetit e ndërlikojnë situatën. Kjo më nuk mund të jetë vetëm shkelje apo problem individual i një qytetari. Duke qenë i veshur me pushtet të tillë bëhet problem i Kosovës. Hija e dyshimit mbulon edhe mbi vendin tonë, sferën politike dhe partinë në pushtet”, ka shkruar më tej Molliqaj.

Ai ka kundërshtuar edhe formën e reagimit të presidentes, Vjosa Osmani, për skandalin e Berishajt, duke thënë se po mbron, siç e quan ai, “njerëzit e tyre”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark