Molliqaj: S’ka prova që dëshmojnë se aktivistët e Vetëvendosjes sulmuan Kuvendin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj: S’ka prova që dëshmojnë se aktivistët e Vetëvendosjes sulmuan Kuvendin

    Insajderi
    16 January 2017 - 13:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka prezantuar, siç e quan ai, faktin tjetër që dëshmon pafajësinë e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje që po akuzohen për terrorizëm.

    Përmes një postimi në Facebook ai ka prezantuar dy dokumente të Agjensionit Kosovar për Forenzikë, në të cilën thuhet se nuk asnjë provë që dëshmon lidhjen e aktivistëve të tyre me sulmin në Kuvend, raporton Insajderi.

    “Agjensioni Kosovar i Forenzikës nga analizimi i të gjitha pajisjeve që u janë sekuestruar aktivistëve të akuzuar për terrorizëm, nuk ka gjetur asnjë provë që do të dëshmonte lidhjen e tyre me sulmin në Kuvend. Pajisjet e sekuestruara të aktivistëve nuk u janë kthyer ende”, ka shtuar Molliqaj.

    Molliqaj ka thënë se këto kanë qenë montime politike për efekte mediale.

    “Kjo dëshmon që bastisjet e aktivistëve dhe paraqitja bombastike mediale e pajisjeve të tyre gjoja si prova, kanë qenë montime politike për efekte mediale”, ka shtuar ai.

    Gjatë ditës së djeshme, Dardan Molliqaj, ka prezantuar faqen e parë të raportit të ekspertëve të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, në të cilin thuhet se nuk ka përputhje të mostrave të ADN-së të tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe të aktivistëve të Vetëvendosjes.

    Ai ka njoftuar se ditëve në vijim do të publikojë edhe faktet e tjera të dokumentuara që dëshmojnë se aktivistët e arrestuar tash e 136 ditë po mbahen politikisht dhe pa asnjë provë./Insajderi.com

    15966048_140753119759162_6188082013024781128_n


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    11 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark