Molliqaj: Sveçla e kryepolici i Kosovës, mashtruan duke thënë se kemi sulm terrorist – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj: Sveçla e kryepolici i Kosovës, mashtruan duke thënë se kemi sulm terrorist

    Insajderi
    19 April 2022 - 22:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka kritikuar ashpër qeverinë në pushtet, duke thënë se po tenton në cdo formë të agjendën e secilës shoqëri që merret me jetën publike.

    Molliqaj e ka parë si mashtrim të madh, konferencën e ministri Svecla e kryepolicit të Kosovës, ku theksuan se pati sulm terrorist.

    “Për mua është e qartë që pushteti i Kosovës ka me tentu në çdo moment me kontrollu agjendën e secilës pjesë së shoqërisë që  merret me jetën publike pra edhe të opozitës edhe të partive edhe të medias. Nuk është puna a ja voton a nuk ja voton pushteti, opozitës, por problemi kryesor është se këtu ia shpjegon edhe pse nuk duhet,  mediave  po ju thotë mos na bëni këso pyetje e opozitës po mundohet të ua caktoj punën e tyre duke u thënë se merri me këtë e mos merri me këtë send se është luftë andej. Unë mbështes fuqishëm veprimin e opozitës, po duhet të shkoj përtej kësaj. Qeveria Kurti është e pa përgjegjshëm në secilën situatë, nëse ti e sheh se cka flet ata për siguri, ministri e kryepolici del e thotë kem pasë sulm terrorist, ky është mashtrimi më i madh.”,  tha Molliqaj në Debat Plus.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark