MoMA mbyll dyert përkohësisht - Insajderi
×
Kulturë

MoMA mbyll dyert përkohësisht

Insajderi
05 February 2019 - 20:03
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Muzeu i Artit Modern në Nju Jork (MoMA) do të mbyllë dyert për një periudhë katër mujore, nga mesi i qershorit deri në fund të tetorit, periudha e nevojshme për të përfunduar fazën e fundit të punimeve për zgjerimin e institucionit.

Në momentin e rihapjes më 21 tetor, muzeu do të përfshijë 3600 metra katrorë hapësirë shtesë që do të shërbejë si ekspozitë, ose një të tretën më shumë sesa sipërfaqja e shfrytëzuar deri më tani 12500 metra katrorë, transmeton kp.

Projekti i cili do të kushtojë 400 milionë dollarë në total, synon jo vetëm shtimin e galerive në muze, por edhe të nxisë dialogun midis formave të ndryshme të arteve pamore, pikturës, por edhe arkitekturës, skulpturës, fotografisë, apo dizajnit.

MoMA do të ketë gjithashtu brenda strukturës së saj një hapësirë të re, e pagëzuar “The Studio”, që do të mirëpresë performancat live.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark