
Teuta Rugova kurorëzoi dashurinë e saj me martesë me Agron Gjeloshajn, djalin e aktivistit të njohur Nikë Gjeloshaj.
Ceremonia nisi në rezidencën familjare, vijoi me një kurorëzim solemn sipas riteve katolike në Katedralen e Prishtinës.
Videoja e publikuar nga Noriku ndriçon një moment të veçantë, ku këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, si e ftuar nderi, performon live këngën ikonike kushtuar presidentit Ibrahim Rugova.
@norik.uka ♬ original sound – norik.uka
Interpretimi i saj prekës ka emocionuar të gjithë të pranishmit, ndërsa shihet edhe vetë Teuta Rugova teksa përlotet nga ky dedikim i veçantë për të atin.
Ky moment u përjetua me shumë ndjeshmëri nga familjarët, miqtë dhe mysafirët, duke i dhënë dasmës një dimension emocional dhe të paharrueshëm.