Kuvendi i Kosovës, me 66 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, e ka miratuar Ligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Ky votim u mundësua fal mbështetjes nga partia opozitare LDK që udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku.
Kryeministri i Kosovës ka falënderuar deputetët që mundësuan kalimin e ligiit për Byronë Shtetërore
“Me mbështetjen e 66 deputetëve të Kuvendit të Republikës, Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme mori edhe aprovimin e dytë për miratimin e tij të plotë. Falënderoj secilin dhe secilën prej tyre. Pasuria e fituar por që nuk arrin të justifikohet është përfitim i padrejtë, është padrejtësi, madje e tillë që thellon pabarazitë. Konfiskimi i saj është kompensim për shoqërinë, është drejtësi“, shkroi Kurti.
Kujtojmë se edhe deputetja LDK-së, Doarsa Kica Xhelili ka shkruar në lidhje me miratimin e Byrosë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, duke thënë se pa votat e Lidhjes Demokratike, një ligj i tillë nuk do të kalonte.
Kica-Xhelili, ka përmendur akuzat e Vetëvendosjes të cilët e kanë etiketuar partinë opozitare si kundërshtare të Byrosë e të Vettingut.
Por me votën pro këtij projektligji, Xhelili ka habitur publikun. Kjo për faktin se Xhelili deklaronte që ishte larguar nga koalicioni VV-Guxo, pikërkisht për këtë arsye.
Duke e cilësuar si projektligj të keq, Xhelili kishte thënë se Byroja është shumë problematike.