Moment i çuditshëm: Lojtari i Ajaxit mori kartonin e kuq, por gjyqtari e lejoi ta vazhdonte ndeshjen - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Moment i çuditshëm: Lojtari i Ajaxit mori kartonin e kuq, por gjyqtari e lejoi ta vazhdonte ndeshjen

    Insajderi
    05 January 2025 - 21:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjiganti holandez Ajax përfitoi nga një vendim i rrallë pasi kapiteni i tyre u lejua ta vazhdonte lojën përkundër faktit se u ndëshkua me karton të kuq.

    Ajaxi ka qenë i ngarkuar këtë të diel, pasi ata zhvilluan një ndeshje miqësore ndaj Stuttgartit.

    Kjo ndeshje përfundoi me rezultat të barabartë 2-2 ku lojtarët e të dyja skuadrave morën minuta, por Davy Klaassen mori një karton të kuq vetëm 10 minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

    Ish-mesfushori i Interit bëri një ndërhyrje të vonë ndaj kundërshtarit në këmbën e tij të djathtë dhe kartoni i kuq ishte i padiskutueshëm.

    Gjyqtari ia dha kartonin e kuq ish-reprezentuesit holandez, sidoqoftë, duket se trajnerët e dy skuadrave patën një diskutim dhe vendosën që ndeshja të vazhdonte me 11 vs 11.

    Por në vend se një lojtar tjetër të futet në lojë, Klaassen mbeti në fushë dhe gjyqtari u pajtua që ai të vazhdonte lojën pasi ishte vetëm një ndeshje miqësore./Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark