Momente intime mes Heidit dhe Romeos në BBVA – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Momente intime mes Heidit dhe Romeos në BBVA

    Insajderi
    09 February 2024 - 15:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një nga këto mbrëmje të qeta në shtëpinë e Big Brother VIP, Romeo dhe Heidi kanë ndarë disa momente të ngrohta dhe intime, duke shtuar një tjetër faqe në historinë e tyre të ndërlikuar brenda lojës.

    Të shtrirë secili në krevatin e vet, ata kanë shkëmbyer fjalë të ëmbla dhe ndjenja të thella. Romeo nuk i ka mbajtur dot për vete ndjenjat e tij të fshehta dhe ka rrëfyer për Heidin dëshirën e tij të madhe ta shohë atë në altar në vend të Ilnisës. “Do ishe shumë e bukur, do ngjaje shumë bukur,” i tha Romeo, duke shtuar se ka shumë dëshirë ta përqafojë.

    Pas një shkëmbimi të shikimeve dhe mendimesh, Heidi e pyet Romeon se çfarë po mendon, dhe pas një heshtjeje të vogël, Romeo zbërthen mendimet e tij. “Po mendoj sa bukur do ngjaje ti sot atje lart. S’po tallem”, thotë ai me një ton të sinqertë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark