Në plazhin e Shëngjinit në Shqipëri disa persona ishin afër mbytjes, pasi ata po notonin derisa në det ishin krijuar dallgë të fuqishme. Mirëpo, reagimi i pushuesve tjerë ishte i menjëhershëm, të cilët u bashkuan dhe iu dolën në ndihmë personave që kishin humbur kontrollin në det.
Pamjet e momentit kritik janë publikuar nëpër rrjete të ndryshme sociale
Plazhi Shëngjinit është mjaft i frekuentuar nga qytetarë të vendeve të ndryshme.
Ndryshe, rastet e mbytjes së pushuesve në det janë mjaft të shpeshta.