×
  • Lajme
  • Lajme

    Momente paniku në një market në Tiranë, një grua merr një fëmijë të mitur dhe tenton të largohet

    Insajderi
    16 September 2024 - 09:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e parecedentë ka ndodhur në një market në Tiranë, ku një grua ka marrë në krahë një fëmijë 2 vjeç dhe ka tentuar që të largohet.

    Menjëherë pas saj ka shkuar një grua (që mendohet se është nëna e fëmijës) që ndodhej në të njëjtin ambient dhe e ka marrë sërish, duke u kthyer në market.

    Policia bën me dije se shtetasi E.D., 34 vjeç, ka kallëzuar se në Rrugën e Barrikadave, në një market, një grua ende e paidentifikuar, ka marrë në krahë vajzën e tij të mitur 2 vjeçe, ka dalë nga dera e marketit dhe më pas është rikthyer sërish.

    “Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkruar në vendngjarje ku kanë administruar pamjet filmike si dhe kanë pyetur punonjësit e marketit të cilët kanë pohuar se shtetasja në fjalë, gjatë komunikimit ka shfaqur probleme dyshohet të shëndetit mendor.”

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark