Momente tmerruese: Era e fortë merr tendën me gjithë njerëzit që po përpiqeshin ta mbanin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Momente tmerruese: Era e fortë merr tendën me gjithë njerëzit që po përpiqeshin ta mbanin

    Insajderi
    14 June 2023 - 10:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një stuhi e fortë në qytetin Yichang të Kinës ka marrë me vete tendën e një restoranti, bashkë me personat që po përpiqeshin ta mbanin atë.

    Sikurse shihet në videot të bëra virale në rrjetet sociale, erërat që shoqëruan stuhinë “shkatërruan” një tendë restoranti, e cila ishte në përmasa të madha.

    Megjithatë, ajo që është edhe më e tmerrshme është se së bashku me tendën, disa nga personat që u përpoqën ta mbanin atë, përfunduan në ajër.

    Siç njoftojnë autoritetet lokale, të plagosurit janë dërguar në spital dhe pavarësisht “fluturimit”, lëndimet që kanë pësuar janë të lehta.

    Numri i përgjithshëm i të plagosurve mbetet i paqartë. Pronari i lokalit, nga ana e tij, ka bërë të ditur se nuk do t’i tarifojë klientët e tij për atë që kanë ngrënë atë natë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark