Momenti kur Arjan Sala ka hyrë në ambientet e brendshme të magazinës që u përfshi nga zjarri pasditen e 24 Marsit, është regjistruar nga kamerat e sigurisë.
I riu, përgjegjës sigurie është futur me shpejtësi për të shpëtuar jetën e kolegëve, por edhe personave të tjerë që ishin brenda, por në fund nuk arriti që të dalë vetë.
Ekspertiza paraprake ka treguar se zjarri i fuqishëm në magazinën e qendrës tregtare te kthesa e Kamzës është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në një tel rrymë përcjellës që lidhej me një ndriçues.
Sipas grupit hetimor, shkëndijat kanë rënë mbi materialet që ndodhen aty, si rroba e produkte të tjera lehtësisht të djegshme.