Momenti i kurorëzimit të Distria Krasniqit me medaljen e argjendtë në Paris 2024 – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Momenti i kurorëzimit të Distria Krasniqit me medaljen e argjendtë në Paris 2024

    Insajderi
    28 July 2024 - 20:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas mbylljes së garave për femra në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogram, fitueset e medaljeve, në mesin e tyre edhe Distria Krasniqi, kanë zbarkuar në mes të palestrës, ku u priten me nderime të larta.

    Diyora Keldiyorova, Distria Krasniqi, Larissa Pimenta dhe Amandine Buchard fituan medaljet në këtë kategori, ku lotët e gëzimit nuk mungonin nga garueset.

    Distria Krasniqi që më parë kishte fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Tokios, kësaj radhe ajo fitoi të argjendtën.

    Ajo mori medaljen e saj, ndërsa flamuri i Kosovës, u ngrit lartë mes atyre të Uzbekistanit, Brazilit dhe Francës.

    Distria Krasniqi, vazhdon ta lartësojë shtetin e Kosovës, duke siguruar kësaj radhe medaljen e parë për vendin tonë në Lojërat Olimpike Paris 2024, e dyta për të, kësaj radhe e argjendtë, pas asaj të arit në Tokio 2020.

    Xudistja jonë, bëhet sportistja e parë që fiton dy medalje në Lojërat Olimpike, dhe atë në dy kategori të ndryshme. Për trajnerin e saj, Driton Kuka është medalja e katërt, me tri të arta dhe një të argjendtë. /Telegrafi/ 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark