Video| Momenti kur një nga të plagosurit rrëzohet para gjykatës ku po mbahej gjykimi për vrasjen e boksierit Besar Nimani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Video| Momenti kur një nga të plagosurit rrëzohet para gjykatës ku po mbahej gjykimi për vrasjen e boksierit Besar Nimani

    Insajderi
    26 February 2025 - 21:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediat gjermane sot gjatë tërë ditës raportuan për plagosjen e të paktën tre personave, para gjykatës ku po pritej të mbahej gjykimi për vrasjen e boksierit Kosovar Besar Nimani, e cila kishte ndodhur në mars të vitit 2024.

    Njëri nga të plagosurit siç u raportua ishte vëllai i të dyshuarit, që u plagos në këmbë.

    Sipas WDR, aty janë parë dy të plagosur që duhej të ringjalleshin. Sipas mediumit, mësohet se janë babai dhe vëllai i të pandehurit në procesin Nimani.

    Mediumi thotë se vëllai i të akuzuarit është plagosur në këmbë, ndërsa babai i tij në gjoks i cili është në gjendje kritike.

    Mediat gjermane kanë publikuar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet një ekip mjekësor duke i dhënë ndihmë njërit nga të plagosurve.

    Po ashtu, në fotografi është publikuar edhe njëri nga të dyshuarit që ka rënë nën prangat e policisë gjermane. /Insajderi.org/

    Insajderi sjell pamje nga vendi i ngjarjes:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark