Është incizuar një moment i rrezikshëm i të shtënave gjatë një dasme në Pejë.
Duke qenë se periudha e verës karakterizohet me numrin e shumtë të ahengjeve familjare, si dasma e fejesa, kosovarët vazhdojnë që në shenjë gëzimi të përdorin armët.
Gazeta Sinjali ka publikuar pamje nga fshati Ozdrim i Pejës, ku janë dëgjuar breshëri të shtënash në një aheng familjar.