Momenti kur droni ukrainas hedh në erë autoblindën ruse – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Momenti kur droni ukrainas hedh në erë autoblindën ruse

    Insajderi
    31 December 2023 - 13:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një video amatore e filmuar nga ajri me dron, shfaq momentin kur droni kamikaz i ukrainase hedhë në erë autoblindën ruse BTR-82A në afërsi të Stepoves.

    Në një moment ushtarët rusët shihen duke u fshehur pas autoblindës, dhe disa momente më vonë kur e kuptojnë se dronët e ukrainasve i kishin lokalizuar, fillojnë të ikin.

    Ashtu edhe siç ishte pritur autoblinda goditet direkt nga droni kamikaz, i cili e hedhë në erë mjetin ushtarak të rusëve. Madje nga shpërthimi i fuqishëm, copëzat e autoblindës fluturojnë shumë lart dhe më pas i tërë mjeti përfshihet nga zjarri.

    Këto pamje janë publikuar dy ditë më parë nga Daily Mail.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark