Momenti kur forcat RENEA mësyjnë në ambasadën iraniane - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Momenti kur forcat RENEA mësyjnë në ambasadën iraniane

    Insajderi
    08 September 2022 - 13:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Forcat RENEA, njësia Anti-terror dhe njësia anti-eksploziv janë futur në ambientet e brendshme të ambasadës iraniane, pas largimit të trupës diplomatike drejt aeroportit të Rinasit.

    Një pjesë e dokumenteve që ndodheshin në ambasadë janë shkatërruar gjatë ditës së djeshme, por do kontrollohet godina për të gjetur prova apo dokumente me interes.

    Brenda ambasadës janë vetëm disa persona, staf shqiptar.

    Forcat RENEA tek ambasada iraniane

    Kryeministri Edi Rama kërkoi një ditë më parë që stafi diplomatik i ambasadës së Republikës Islamike të Iranit të largohet brenda 24 orëve nga Shqipëria.

    Gjatë një fjalimi të publikuar në rrjetet sociale, Rama deklaroi se ky vendim i Këshillit të Ministrave, vjen pas u zbulua se pas sulmit kibernetik të 15 korrikut, qëndron Republika Islamike e Iranit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark