Ekipi i Klan Kosovës u sulmua për të dytën herë në veri.
Veçse kësaj radhe nuk u shpëtua pa lëndime.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është alarmuar pas sulmit të radhës ndaj një ekipi medial në veri të vendit. Sot është sulmuar me gurë vetura e ekipit të Klan Kosovës.
Nga lëndimet e marra nga sulmi, gazetarja Qendresa Bellagoshi dhe vozitësi Elsad Sinani, siç njofton AGK-ja janë hospitalizuar.
Si pasojë e goditjes me guri të dritares së veturës me të cilin udhëtonte ekipi i Klan Kosovës për në Zubin Potok, u lëndua gazetarja Qëndresa Bellagoshi dhe vozitësi Elsad Sinani.
Në vazhdim ju sjellim momentin kur ekipi i Klan Kosovës sulmohet nga persona të maskuar.