Momenti kur gazetarja e CNN e ndaloi Vuçiqin të impononte narrativën e tij – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Momenti kur gazetarja e CNN e ndaloi Vuçiqin të impononte narrativën e tij

    Insajderi
    03 October 2023 - 09:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përjetuar për të një situatë të pazakontë gjatë intervistës që dha dje për CNN amerikan, ku u intervistua nga gazetarja e njohur Christiane Amanpour.

    Gjegjësisht, në një pjesë të intervistës, Amanpour i ka kërkuar Vuçiqit t’i përgjigjet pyetjes nëse Milan Radoiçiq, i cili mori përgjegjësinë për sulmin në Kosovë javën e kaluar, do të mbajë përgjegjësi për të.

    “Çfarë do të bësh me të?” e pyeti Amanpour Vuçiqin.

    Vuçiq fillimisht bëri një pushim, siç bën zakonisht kur shfaqet në disa media serbe, e më pas filloi të përgjigjet.

    “Faleminderit edhe një herë që më lejove ta shpjegoj këtë”, filloi të shtjellojë Vuçiq.

    Por Amanpour nuk i pëlqeu kjo, kështu që ajo menjëherë e ndërpreu atë.

    “Jo, jo, jo. Është një pyetje e thjeshtë. A do të përgjigjen ata, siç kërkon BE,” pyeti përsëri Amanpour.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark