Ish krerët e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë shpallur fajtorë nga Gjykata Speciale.
Ata janë dënuar me nga 4 vit e gjysmë burgim dhe nga 100 euro gjobë.
Por, të dy kishin kundërshtuar formimin e Speciales 5 vite më parë.Ata këtë e kishin bërë edhe në Kuvendin e Kosovës, derisa u kishin bërë thirrje deputetëve që të marrin përgjegjësi dhe të mos e formimin Gjykatën.
Si pasojë e kësaj kryesuesi i seancës së Kuvendit, Xhavit Haliti, kishte ndërprerë seancën, për ta vazhduar një ditë tjetër.
Më poshtë mund ta shihni videon e marrë nga Kuvendi i Kosovës, ku dëgjohen vetëm zërat kundërshtues të OVL-UÇK-së, ndërsa që regjia nuk jep pamjet e tyre.