Momenti kur hajni i kërkuar nga Policia e Kosovës ia vjedh 3 mijë euro nga kuleta një qytetari – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Momenti kur hajni i kërkuar nga Policia e Kosovës ia vjedh 3 mijë euro nga kuleta një qytetari

    Insajderi
    04 January 2023 - 22:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje në Prizren.

    Në rastin e raportuar ankuesi ka  deklaruar se një  personi  I panjohur ia kishte marr parat nga kuleta e  tij, gjithsej  420 (katërqind e njëzet)  euro.

    Megjithatë ky nuk është rasti i vetëm.

    Një qytetar ka dërguar në redaksinë e Indeksonline një video në të cilin ai pretendon se personi i njëjtë, ia ka vjedhur vëllait tij kuletën me 3 mijë euro.

    Ai thotë se ky rast ka ndodhur më 17 dhjetor të vitit të kaluar dhe se rastin e ka denoncuar në stacionin e Policisë në Kodër të Trimave.

    Sipas tij, i kërkuari nga Policia bashkëpunon me një person tjetër dhe kanë raste të shumta për vjedhje.

    “Policia i ka pas me video me të gjitha, por nuk ka marrë asnjë masë”, ka thënë ndër të tjera ai.

    VIDEO KETU


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark