Momenti kur hidhet në erë me 20 kg eksploziv pallati në Durrës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Momenti kur hidhet në erë me 20 kg eksploziv pallati në Durrës

    Insajderi
    10 January 2022 - 16:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e sotme në Durrës u hodh në erë me eksploziv një pallat i shpallur i pabanueshëm si pasojë e dëmeve që pësoi nga tërmeti i nëntorit të 2019.

    Pallati 8 katësh u rrëzua me 20 kg eksploziv. 700 pika u hapën brenda godinës për të futur tritolin.

    Gazetari i “ABC” Leonidha Musai ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes.

    Si pasojë e shpërthimit të fortë disa prej banorëve të pallateve ngjitur janë ankuar për dëmet që u janë shkaktuar.

    Ata pretendojnë se si pasojë e tronditjes së fortë jo vetëm xhamat, por u janë çarë muret e apartamenteve duke kërkuar dëmshpërblim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark