Vetëm pak më parë në shtëpinë e “BBV4” ka ardhur një zarf i zi, ku Vëllai i Madh ka marrë një vendim drastik. Jozi përjashtohet nga gara.
Por, si ndodhi debati që e dërgoj në eliminim?
Pas përfundimit të spektaklit banorët po vazhdonin të debatonin.
Teksa po vazhdonin darkën, ka qenë Jozi ai i cili ka eskaluar ndaj këngëtarit pejan, Gjestit.
Ai e quajti ‘kopil shkine’ nëse nuk kërkon falje që hyri në mes dhe tentoi të prishte dasmën e tij me Loredanën.
“Veç një kopil shkine nuk kërkon falje në një dasmë, edhe këtë po të them, nëse ti deri nesër në darkë nuk kërkon falje ndaj kësaj, e tregon vetëm një kopil shkine, vetëm një që nuk ka gjak shqiptari nuk kërkon falje”, iu drejtua ai.
Tutje tha sërish: “Gjënë që e ke bërë ti dhe nuk ke kërkuar falje vetëm një kopil shkine e bën. A e ke dëgjuar atë këngën ‘Boll o kopil shkine na ke vra mas shpine’”.
Gjesti më pas u pa i prekur dhe vazhdoi duke ia kthyer dhe treguar se çfarë do të thotë të jesh ‘kopil’.
“Unë jam kopil shkine a, mu po më thua a. Unë jam kopil shkine që nuk kam kërkuar falje. Marre të qoftë”, tha ndër të tjerash artisti nga Kosova.
@topchanneltvalbania “Kush është kopil?!”/ Gjesti-Jozit: Të të vij turp…
♬ original sound – Top Channel – Big Brother Vip