Momenti kur Mimoza Kusari-Lila ia tregon videon e sharjes Abelard Tahirit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Momenti kur Mimoza Kusari-Lila ia tregon videon e sharjes Abelard Tahirit

    Insajderi
    28 April 2022 - 12:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka shpërthyer deri në sharje, pasi deputetët e pozitës po bënin zhurmë, ndërsa ai ishte ngritur në këmbë për ta kundërshtuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

     “Hajde ma shumë, ma shumë. A rob’t jua q***”, ishte moment kur Tahiri dëgjohet duke sharë.

    E këtë  moment, Mimoza Kusari Lila ia tregon përmes videos që telefon.

    Lajmi shpërtheu nëpër media në vend këtë e pa edhe vetë protagonisti, me ndihmën e Mimoza Kusari- Lila pasi ia tregoi në telefon.

    Ky është moment kur Kusari- Lila ia tregon videon Abelard Tahirit.

    Debati në Kuvend degradoi pasi ministrja Haxhiu ia përmendi Tahirit armët shurdhuese, të cilat ai i kishte porositur në kohën kur kishte shërbyer si këshilltar i Hashim Thaçit.

    “Ju nuk keni të drejtë t’i thoni mbylle ministres së Drejtësisë dhe askujt tjetër z. Tahiri”, tha Haxhiu.

    “Pse po shqetësohesh, ndoshta për shkak të shurdhuesve a?”, shtoi Haxhiu.

    Në këtë moment Tahiri kërkoi ta marrë fjalën, e derisa Konjufca e luti Haxhiun t’ia japë fjalën opozitës, Haxhiu refuzonte.

    Momenti kur Abelard Tahiri shanë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark