Skuadra e Lille arriti ta mposhte Real Madridin mbrëmë në UEFA Champions League me rezultatin minimal 1:0.
Edon Zhegrova, ylli i Kombëtares së Kosovës ishte “lojtari i ndeshjes” dhe u kurorëzua me trofeun që i ndahet futbollistit më të mirë në fundin e ndeshjes nga UEFA.
Skuadra franceze fitoi një penallti në pjesën e parë dhe ishte ylli kosovar, Edon Zhegrova që çoi topin në dorën e Camavingas.
Dounia Mesli, gazetare franceze nga stadiumi sjellë pamjet, kur dyshja e Real Madrid, Luka Modric dhe Kylian Mbappe nga stoli e konfirmuan penalltinë e fituar nga Zhegrova.
Modriq shihet duke pohuar me kokë pasi pa në ekran prekjen me dorë, kurse Mbappe e pyet “a është penallti?”.
Kujtojmë se golin e shënoi sulmuesi kanadez, David nga pika e bardhë e penalltisë – të cilën e fitoi Edon Zhegrova.
🎥 La réaction de @KMbappe lorsque @lukamodric10 lui confirme qu’il y a bien main pour le @losclive #LOSCRMA #UEFAChampionsLeague pic.twitter.com/hcUcsFysh3
— Dounia Mesli (@Mesli_Dounia) October 2, 2024