Dy vetura janë dëmtuar në afërsi të Liqenit të Ujmanit, konkretisht në pjesën ku po freskohen qytetarët si pasojë e gjuajtës me granatë dore.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Elshani tha se Policia e Kosovës ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po qëndrojnë ende aty.
“Persona të lënduar nuk ka, vetëm dy vetura janë dëmtuar”, tha Elshani.
Më tutje ai tha se janë duke punuar në zbardhjen e rastit.
Pas këtij lajmi ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas shpërthimit në afërsi te Liqenit të Ujmanit. Ai ka thënë se Serbisë nuk po levërdisë normaliteti i krijuar në atë pjesë.
Sipas tij, “nervoza po u bëhet agresive” duke iu referuar grupeve të ndryshme kriminale që kanë përfituar nga ajo pjesë e Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.
Qytetarët teksa po freskoheshin në Liqenin e Ujmanit dëgjohen krismat nga shpërthimi.
Pamje nga momenti i shpërthimit: