×
  • Lajme
  • Insajderi

    Momenti kur nxirren trupat e pacientëve nga spitali në Tetovë

    Insajderi
    09 September 2021 - 14:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një zjarri kishte shpërthyer mbrëmë në spitalin modular për trajtimin e personave të sëmurë me sëmundjen COVID-19 në Tetovë, ku si pasojë 14 persona mbetën të vdekur. 

    Incidenti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:00.

    Zjarri besohet të jetë përhapur nga shpërthimi i bombolave të gazit apo oksigjenit.

    Ekipet e zjarrfikësve kanë shkuar në vendin e ngjarjes pesë minuta pas shpërthimit të fuqishëm.

    Për shkak të dëmtimeve të rënda, disa viktima do t’u nënshtrohen analizave të ADN-së.

    “Në bashkëpunim me pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rastit. Prokurorët kanë lëshuar urdhër për identifikimin e trupave të 14 personave të vdekur nga zjarri. Disa nga të vdekurit do të kenë nevojë për analiza të ADN-së për të përcaktuar identitetin e tyre”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Lexo edhe;

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark