×
  • Lajme
  • Lajme

    Momenti kur raketa kineze bie mbi oqean, ja kur kaloi mbi Shqipëri

    Insajderi
    09 May 2021 - 21:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtria amerikane nxori pamjet e momentit kur raketa kineze që tmerroi botën u rrëzua mbi Oqeanin Indian duke mos shkaktuar fatmirësisht dëme në asnjë zonë të banuar.

    Long March 5B shkaktoi panik të madh për shkak se nuk dihej me saktësi se ku do të rrëzohej. Në fund, ajo ra pranë Maldiveve pasi vendosi ndërkohë një sërë vendesh në gatishmëri, të cilat po ndiqnin me ankth trajektoren e saj.

    Mësohet se mbi Shqipëri ajo kaloi pak pas mesnate, rreth orës 01:00. Autoritetet e agjencisë hapësinore të Kinës thanë se mbetjet e raketës që po lëvizte e pakontrolluar ranë në gjatësi prej 72.47 shkallësh në lindje dhe gjerësi prej 2.65 shkallësh në veri.

    Këto koordinata e vendosën vendndodhjen e rrëzimit të raketës në perëndim të Maldiveve. Kina tha se shumica e segmenteve të raketës u shpërbën me të hyrë në atmosferën e Tokës. Raketa Long March-5B kishte dërguar në Stacionin Hapësinor një modul të Pekinit në 29 prill.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark