Kamerat kanë kapur momentin kur një raketë ruse goditi një ndërtesë administrative në Mykolaiv, në jug të Ukrainës.
Autoritetet lokale konfirmuan se të paktën shtatë persona vdiqën në sulm, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë përpjekjen për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënoja.
Mykolaiv është një qytet port në Detin e Zi dhe ka rreth gjysmë milioni banorë.