Momenti kur Rama për pak sa nuk rrëzohet te shkallët në samitin e Ballkanit të Hapur – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Momenti kur Rama për pak sa nuk rrëzohet te shkallët në samitin e Ballkanit të Hapur

    Insajderi
    08 June 2022 - 11:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në fund të fjalës së tij në samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër kryeministri Edi Rama është penguar te shkallët, por nuk është rrëzuar.

    Ky moment i sikletshëm është kaluar me sportivitet nga kreu i qeverisë pas fjalimit të gjatë ku ndër të tjera ka ironizuar Bashkimin Europian për mos hapjen e negociatave të anëtarësimit. Nga Ohri kreu i qeverisë shqiptare e konsideroi këtë proces si një “dasmë” ku vendet e Ballkanit janë “burri” kurse BE-ja është “gruaja”.

    “Dy fjalë për samitin evropian dhe dasmën e radhës. Unë e kam thënë dhe më përpara. Shqipëria nuk përgatitet më për atë dasmë. Nëse do ndodhi dasma do shkojmë me rroba të rastit. Ballkani i Hapur është burrë, Europa e bashkuar është nusja. Kjo është keq për ne, do ishte më mirë të ishim ne nusja se do na merrnin më shpejt. Ne e kemi shumë të qartë rrugën tonë. Ne do ta ndërtojmë Europën këtu. Do ndërtojmë këtu sistemet tona të funksionimit ekonomik. Prandaj i them miqve tanë të Maqedonisë, mos e merrni me kaq stres këtë punën e BE-së, se na futët edhe ne stresin. Ka dalë Bullgaria, Bullgaria është burrë për vete. Nëse do duan ta bëjnë dasmën këtu jemi, nëse s’do duan prapë këtu do jemi.

    Edhe Bullgaria kur të mërzitet me këtë kukullën që ka gjetur atje, do ta hedhi. Se këtu bëhet fjalë për të hapur bisedën, jo për të mbyllur bisedën. Ne të vazhdojmë bisedën midis nesh.

    Dikur kur shkoja në Bruksel shkoja që të merrja kurajo nga ata. Tani kur shkoj në Bruksel më duket sikur duhet t’i jap kurajo atyre”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark