Momenti kur shembet me shpërthim të kontrolluar ndërtesa tre katëshe në Theth - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Momenti kur shembet me shpërthim të kontrolluar ndërtesa tre katëshe në Theth

    Insajderi
    15 July 2025 - 16:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka shembur këtë të martë me shpërthim të kontrolluar një ndërtesë trekatëshe në fshatin tursitik të Thethit.

    Kjo ndërhyrje vjen në përmbyllje të aksionit disa ditor të IKMT-së për heqjen e objekteve të ndërtuara pa leje në këtë zonë.

    Prej orësh, forcat xheniere kishin montuar kallëpet e eksplozivit në strukturë, ndërsa shpërthimi i komanduar u realizua me sukses dhe pa incidente.

    Aksioni u zhvillua pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili akuzoi se një person i dyshuar për probleme kriminale kishte ndërtuar një mini-fshati turistik me objekte pa leje në qendër të Thethit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark