Momenti kur të burgosurit amerikanë e falënderojnë Trump për lirimin nga Venezuela – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Momenti kur të burgosurit amerikanë e falënderojnë Trump për lirimin nga Venezuela

    Insajderi
    01 February 2025 - 13:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Venezuela sot i ka liruar gjashtë të burgosur amerikanë, pas negociatave që zhvilloi Richard Grenell, me presidentin venezuelian Nikolas Maduro.

    Gjashtë të burgosurit e kanë falënderuar Trump pasi janë liruar.

    Në pamje të publikuara në rrjete sociale shihen ata duke biseduar me Trump në telefon derisa janë në aeroplan për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    “Faleminderit shumë presidenti Trump”, tha njëri nga të burgosurit.

    Ndërsa tjetri u shpreh: “Faleminderit shumë, kjo është e mrekullueshme nuk mund ta besojmë se jemi këtu, duke fluturuar mbi re”.

    Ndërsa të gjithë së bashku amerikanët e liruar thanë: “Të duam shumë Trump”.

    @sharpie_10.0

    ♬ original sound – Sharpie_10.0

    Më herët, Shtëpia e Bardhë i kishte bërë thirrje Venezuelës që të lironte ata që i quajti “pengjet amerikanë” – si dhe të pajtohej e të pranonte kriminelët venezuelianë të dëbuar nga ShBA-ja, ose të përballej me pasoja.

    Të paktën nëntë persona me nënshtetësi amerikane besohet të jenë në mesin e mbi 2,200 të arrestuarve nga autoritetet venezueliane pas protestave mbarëkombëtare mbi rezultatet e kontestuara të zgjedhjeve të korrikut 2024, në të cilat Nicolas Maduro pretendoi fitoren.

    Rizgjedhja e tij u refuzua gjerësisht nga opozita dhe komuniteti ndërkombëtar, përfshirë ShBA-në. Ai u betua për mandatin e tij të tretë muajin e kaluar.

    Trump e përshëndeti masën në një postim të veçantë, duke thënë se Grenell po i sillte të gjashtë personat “në shtëpi nga Venezuela”.

    Mediat shtetërore të Venezuelës thanë se diskutimet me të dërguarin e Presidentit Trump kishin qenë të respektueshme, shkruan BBC.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark