Dibran Hoxhaj dhe pesë personat e tjerë janë paraqitur në Gjykatën Themelore të Prizrenit për caktimin e masës së sigurisë.
Lajmin për paraqitje e sotme para gjykatës për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar avokati i tij, Nexhat Elshani.
Elshani për Insajderin tha se është përshpejtuar procesi dhe se senaca pritet të mbahet rreth orës 11:00.
“Është përshpejtuar, në 10:30 do të mbahet seanca. Por deri në 11:00 nuk janë kushtet që të mbahet” – tha ai.
Mëngjesin e së martës në Prizren, pas një përleshje të nisur në lokalin e natës “Kobra City”, nga të shtënat me armë zjarri një person mbeti i vrarë, kurse një tjetër është plagosur, të dy shtetas të Shqipërisë.
Aty një 31 vjeçar ka mbetur i vrarë e një tjetër i plagosur. Sipas prokurorisë konflikti, nisi lidhur me pagesën e faturës së shpenzimeve, shkruan Insajderi.
Pamjet e publikuara nga Kallxo.com: