Sot ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm në qytetin e dytë më të madh të Kroacisë, Split.
Shpërthimi ka ndodhur në portin e veriut, pranë ish-ndërtesës së fabrikës së birrës së Splitit
Index.hr ka publikuar momentin e shpërthimit që ka dridhur gjithë Kroacinë.
Banorët e kësaj zone kanë deklaruar për mediat lokale, se shpërthimi ishte aq i fortë sa që u është dukur se ka ndodhur një tërmet.
Si pasojë e këtij shpërthimi janë plagosur katër persona të cilët janë dërguar me urgjencë në spital, por sipas medieve kroate ekzistojnë gjasa të mëdha që numri i të lënduarve të jetë më i madh./Insajderi.com