Silvano Vinceti, një historian i artit, beson se sipas ekzaminimeve të tij piktura e famshme e Mona Lisës ishte shkrirje e dy modeleve: gruan e një tregtari të pasur, Lisa Gherardini dhe një nga nxënësit e Leonardos, Gian Giacomo.
“Mona Lisa është hermafrodit ‘gjysëm mashkull-gjysëm femër’ dhe ajo mund të vërehet në hundën, ballin dhe buzëqeshjen e Mona Lisës”, tha ai për gazeten amerikane The Telegraph.
Mirëpo konkludimet e historianit janë hedhur poshtë nga një tjetër historian i artit, Martin Kemp, duke i konsideruar të ato si fantazi të plota.
Ka shumë teori lidhur me pikturën e Mona Lisës. Disa besojnë se portreti dikur kishte vetulla dhe qerpikë, ndërsa të tjerë artdashës thonë se Da Vinci kishte pikturuar versione të ndryshme të Mona Lisës. /Insajderi.com