Monako rrezikon të futet në listën e zezë për pastrim parash – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Monako rrezikon të futet në listën e zezë për pastrim parash

    Insajderi
    22 June 2024 - 10:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Monako, shtëpia e milionerëve dhe miliarderëve  më të mëdhënj në planet, është në rrezik të shtohet në një “listë gri” financiare ndërkombëtare javën e ardhshme, sepse nuk ka bërë përparim të mjaftueshëm në trajtimin e flukseve të paligjshme të parave.

    Task Forca e Veprimit Financiar (FATF) pritet të njoftojë zyrtarisht principatën se do t’i duhet të rrisë monitorimin për të adresuar mangësitë strategjike të pastrimit të parave më 28 qershor, ditën e fundit të seancës së saj plenare në Singapor, sipas burimeve të njohur me çështje.

    Asnjë vendim përfundimtar nuk është marrë dhe listimet vendosen me konsensus midis anëtarëve të FATF.

    Një zhvillim i tillë do të dëmtonte ekonominë e Monakos. Institucionet e saj financiare kishin rreth 160 miliardë euro nën menaxhim në fund të vitit 2023, rreth 20 herë më shumë se PBB-ja e vendit.

    Tregu i pasurive të paluajtshme të Monakos, i cili është më i vogël në madhësi se Central Park i Nju Jorkut, është më i shtrenjti në botë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark