Monika tregon se si e dinte se kur ishte koha për tu falur pasi nuk kishte orë në Big Brother VIP Kosova – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Monika tregon se si e dinte se kur ishte koha për tu falur pasi nuk kishte orë në Big Brother VIP Kosova

    Insajderi
    19 January 2024 - 09:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Monika Salihu, ka ndarë së fundmi me publikun një pjesë të përvojës së saj personale brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

    Në një intervistë të sinqertë për ‘Artistët Shqiptarë’, interpretuesja e hitit “Çika e boksiertit” u pyet rreth sfidës së faljes së Namazit pa pasur orë si udhëzim.

    “Fillimisht, duhet të kesh nijetin e mirë dhe të qartë,” shpjegoi ajo, “e dyta, Zoti e kupton situatën tonë që s’mund të kemi orë brenda shtëpisë. Përherë jam përpjekur të dalë jashtë, që ta dëgjoj ezanin (thirrjen për falje) nga xhamia më e afërt”, tha Monika.

    Monika Salihu (Foto: Monika Salihu/Instagram)

    Tutje, ajo zbuloi se banorët e tjerë gjithashtu e kanë ndihmuar, duke i bërë të ditur se ishte koha për falje, sidomos në momentet kur ajo nuk mund ta dëgjonte ezanin nga brenda shtëpisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark