BE monitoron rastin e Nehat Thaqit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    BE monitoron rastin e Nehat Thaqit

    Insajderi
    17 October 2016 - 08:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkimi Evropian nuk do të ndërhyjë për lirimin e drejtorit të Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaqi, i arrestuar javë më parë nga autoritetet serbe, nën akuzat për terrorizëm.

    Kuvendi i Kosovës javën që shkoi përmes një rezolute të miratuar kërkoi nga BE-ja që të ndërhyjë për lirimin e Thaqit, por zyrtarët e Bashkimit Evropian theksojnë se ata janë duke e vëzhguar nga afër procesin ndaj tij, por nuk i komentojnë proceset gjyqësore.

    “BE-ja si ndërmjetësues dhe garantues i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë përmes mekanizmave të saj detyrues të ndërhyjë te Qeveria e Serbisë që të lirohet Nehat Thaqi”, thuhej në pikën e parë të rezolutës së miratuar nga Kuvendi.

    Por Bashkimi Evropian në Kosovë thotë se pavarësia e gjyqësorit pa asnjë interferim politik është ajo për çka angazhohet BE-ja, duke lënë të kuptohet se nuk do të ketë ndërhyrje politike në këtë proces, shkruan Zëri.

    “Bashkimi Evropian është duke e përcjellë nga afër procesin gjyqësor lidhur me arrestimin e Nehat Thaqit, mirëpo, si një rregull e përgjithshme, BE-ja asnjëherë nuk komenton për proceset të cilat janë në zhvillim”, thuhet në përgjigje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark