Moralizon skajshëm LDK’ja, harron se Kujtim Shala shau me nënë Kurtin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Moralizon skajshëm LDK’ja, harron se Kujtim Shala shau me nënë Kurtin

    Insajderi
    13 July 2023 - 14:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas përleshjes në Kuvend, duke thënë se pamjet e shëmtuara të dhunës nuk e kanë vendin në Kuvend.

    Por si duket ka harruar se Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, muaj më parë është dëgjuar në Kuvend duke fyer Kryemnistrin Kurti, pas një polemike që kishte pasur me liderin e LDK-së Lumir Abdixhikun.

    “Phu t’q*fsha tradhtarin e nanës” – dëgjohet duke i thënë Kryeministrit z. Shala.

    Partia opozitare ka thënë se këto pamje nuk e kanë pasur vendin në Kuvend asnjëherë as në të shkuarën as tani.

    “Nuk e kanë pasur asnjëherë as në të shkuarën – as tani. Sot, ishte një ditë tjetër e rëndë në historinë parlamentare të Republikës”.

    Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se instaluesit e dhunës nuk kanë të drejtë moralizuese sot.

    “Instaluesit e dhunës në Kuvendin e Kosovës nuk kanë të drejtë moralizuese sot. Ata kanë ushqyer polarizimin e skajshëm shoqëror, kanë ushqyer gjuhën e urrejtjes, ndarjes e përplasjes në çdo sjellje e veprim të tyre; e bëjnë dhe sot”.

    LDK tha se do të vazhdojë, si gjithherë, të mbrojë dhe ushtrojë vlerat bazike demokratike e shtetare në çdo sjellje të saj, brenda sallës së Kuvendit të Republikës dhe jashta saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark