La Gazzetta dello Sport raporton se Alvaro Morata pritet të bashkohet me Milanin pas EURO 2024, edhe pse spanjolli ende nuk ka rënë dakord me kushtet personale me Rossonerët.
Shumë raporte tregojnë se Milan është gati të paguajë klauzën 13 milionë euro për të blerë Moratën nga Atletico Madrid. Sipas Gazzetta, pritet që spanjolli të bashkohet me Rossonerët pas Europianit.
Raportohet se Milan i ka ofruar Moratës një kontratë trevjeçare vlerësuar në 4 milionë euro në sezon plus bonus, por Morata ka kërkuar një marrëveshje katër vjeçare dhe 5 milionë euro paga.
Gazzetta sugjeron se Milan dhe ekipi i Moratës do të arrijnë një marrëveshje duke marrë parasysh se Këshilltari i Red Bird Advisor, Zlatan Ibrahimovic, ka bindur spanjollin të lërë Atletico Madrid dhe të bashkohet me Rossonerët këtë verë.
Në fillim të javës, Morata tha se ishte më i lumtur jashtë Spanjës, ndërsa gruaja e tij, italiania Alice Campello, akuzoi median spanjolle për kritikat e tepërta ndaj burrit të saj.
Spanja e Moratës u kualifikua për finalen e EURO 2024 të martën, duke mundur Francën 2-1 në Mynih. Pas ndeshjes, një mbrojtës sigurie rastësisht goditi sulmuesin e mëparshëm të Juventusit, por Morata riktheu qetësinë tek tifozët këtë mëngjes duke thënë se ndihet mirë.