Morën para për shërimin e nënës- ndërtuan shtëpi në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Morën para për shërimin e nënës- ndërtuan shtëpi në Kosovë

    Insajderi
    18 April 2016 - 23:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua 24 vjeçare bashkë me bashkëshortin e saj dhe një kushëri, që të tre nga Kosova, janë dënuar të hënën pasdite nga një Gjykatë në Gjermani me nga 2 vite burg për mashtrim të një çifti pensionistësh gjerman.

    Këta të tre kosovarë, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur, janë dënuar pasi kanë përfituar siç është thënë pandershëm plot 65 mijë euro nga ky çift.

    Sipas medieve gjermane, gruaja ka qenë duke punuar si kujdestare për pensionistët, dhe i ka mashtruar ata duke iu kërkuar para në tri raste me shuma të mëdha mbi 25 mijë euro, duke iu thënë se e ka nënën të sëmurë në Kosovë.

    Gazeta gjermane “Badische Zeitung” ka raportuar se gruaja i ka dërguar paratë përmes burrit të saj tek kushëriri i cili është paraqitur si doktor dhe person kujdestar i nënës së saj.

    Por Gjykata ka gjetur se paratë janë përdorur për renovimin e shtëpive të familjarëve të dënuarve në Kosovë dhe shpenzime të tjera që janë përdorur nga kushëriri i çiftit mashtrues që jetonte në Kosovë.

    Madje nëna e së akuzuarës është gjetur të jetë shëndosh e mirë pa asnjë sëmundje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark