Morën ryfshet, dy persona dërgohen në paraburgim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Morën ryfshet, dy persona dërgohen në paraburgim

    Insajderi
    21 May 2025 - 19:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda dhe Njësiti kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, ka njoftuar se Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e saj për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve me inicialet A.B. dhe E.L.

    Sipas njoftimit, të dyshuarit dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, sipas nenit 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Për këtë arsye, ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

    Më tutje në njoftim prokuroria ka theksuar përkushtimin e saj në luftimin e korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit në vend, duke vepruar me profesionalizëm dhe paanshmëri në trajtimin e të gjitha rasteve që ndërlidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe korrupsionin.

    “Lufta kundër korrupsionit mbetet prioritet i yni. Çdo rast do të trajtohet me seriozitetin dhe vendosmërinë e duhur,” thuhet në fund të njoftimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark